Ditën e nesërme, Vllaznia do jetë mysafire në Rrogozhinë, ndaj Egnatias, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Abissnet Superiore.

Në këtë përballje delikate, skuadra e drejtuar nga Plori, do të ketë mbështetjen edhe të një grupi tifozësh, të cilët do të udhëtojnë nesër nga qyteti i Shkodrës drejt Rrogozhinës, për të përkrahur skuadrën e zemrës, që renditet në vendin e katërt në kampionat.

Tifozët e Vllaznisë do të jenë të pozicionuar te një nga tribunat e “Arena Egnatia”, teksa pritet të brohorasin gjatë gjithë 90-minutave për ekipin e tyre të zemrës

Njoftimin per mbeshtetjen e kuqebluve ne kete ndeshje, tifozet e kane dhene ne faqen tashme te rikthyer te tyre ne rrjetet sociale “Vllaznit Ultras” ku kane shkruar:

“Neser udhetojme drejt Rrogozhines, ndeshjen e rradhes ku luan Zemra jone VLLAZNIA ne ora 13:45. Nisja bahet tek Teatri Migjeni ora 10:30. Ju ftojme te na bashkoheni per Shkodren tone”.
Maringlen ZHIVANI