Mengjesi i se merkures ka sjelle nje lajm te hidhur per gjithe komunitetin e futbollit shkodran dhe jo vetem. Kjo sepse eshte ndare nga jeta ish- futbollisti i Vllaznise Aziz Gruda.

Ai vuante kohet e fundit nga nje semundje e rende, te ciles nuk ka mundur t’i beje dot balle ashtu siç i ka bere per vite me rradhe kundershtareve ne fushen e blerte dhe per rrjedhoje, ajo i ka marre jeten.

Aziz Gruda ka lindur me 29 dhjetor 1960 ne Shkoder ne nje familje sportive teksa edhe dy vellezerit e tij me te medhenj luanin futboll, pikerisht Selmani dhe Xhabiri, nderkohe qe pas tij te njejten rruge do te ndiqnin edhe dy vellezerit me te vegjel, Bujari dhe Shpetimi.

Azizi eshte dalluar si nje nga mesfushoret me te mire te viteve ’80, por per arsye te ndryshme dhe per fatin e keq te tij, i eshte bashkuar shume vone Vllaznise, pikerisht ne vitin 1988.

Luajti me kuqeblute per kater vite sepse ne vjeshten e vitit 1992 siç dihet, bashke me disa lojtare te tjere shkodrane vendosen te mos ktheheshin me ne Shqiperi pas asaj vizite ne France, por u sistemuan ne vende te ndryshme Europiane.

Aziz Gruda ka dhe kontributin e tij ne titullin kampion te Vllaznise ne sezonin 1991-92 dhe mbahet mend nga te gjithe per talentin e tij ne fushen e lojes teksa ka lene gjurme me aktivizimin e tij me kete skuader, per ato pak vite qe e ka perfaqesuar ate.

Me ndarjen e tij nga jeta, Klubi Vllaznia ka humbur nje nga kampionet e tij dhe po ashtu edhe futbolli shkodran nje nga emrat e shquar te tij. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Gruda per humbjen e njeriut te saj te dashur. I perjetshem qofte kujtimi i tij!