Pas 10 ditësh në Tarragona të Spanjës do të nisin Lojërat Mesdhetare dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga një delegacion me 14 disiplina sportive.

Në total do jenë 36 sportistë pjesmarrës në garat e sporteve individuale dhe 24 në sportet ekipore pikërisht të volejbollit.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka publikuar sot edhe listën e sportistëve, trajnerëve dhe të pjestarëve të delegacionit sportiv shqiptar.

Ajo që të bie në sy është se plot 15 shkodranë do të jenë pjesë e ekipit tonë olimpik.

Në rradhët e tij bëjnë pjesë atletët Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj dhe boksierët Arjon Kajoshi e Bekim Vjerdha.

Po ashtu, edhe xhudisja Aurora Shkoza. Sakaq pjesë e ekipit kombëtar të volejbollit për femra do të jenë edhe Cindy Marina dhe Izabela Dodani.

Ndërkohë tek kombëtarja e volejbollit të meshkujve janë shkodranë Anton Qafarena, Marjan Gjoklaj e Renato Kola.

Përveç tyre, pjesë e ekipit tonë olimpik janë edhe trajnerët e boksit Zef Gjoni e Jozef Sermi, zëvendëstrajnerja e volejbollit Kristina Marina, fizioterapisti Arben Mlloja i kombëtares së volejbollit të meshkujve dhe Sokol Halili që mban postin e drejtorit teknik të kësaj kombëtareje.

Sigurisht që prej tyre presim rezultate të larta dhe natyrisht edhe medalje.

© shkodrasport.com