Ende nuk i ka mbushur 15 vjeç, por arritjet e saj e sport jane te konsiderueshme. E kemi fjalen per vajzen nga Kopliku Gresa Dragani e cila ka arritur diçka deri tani dhe ka ende edhe shume objektiva per te realizuar ne te ardhmen.
Mes shume sakrificash, por me mbeshtetjen e familjes se saj. Gresa ka provuar madje te beje njekohesisht perpos shkolles, edhe sportin e gjimnastikes dhe te atletikes, por koha e pamjftueshme ne dispozicion, e ka detyruar te beje zgjedhjen e saj dhe si rrjedhoje ka vendosur t’i perkushtohet gjimnastikes.
“Jam e kenaqur me çfare kam arritur deri tani sepse kur ke vullnet e deshire me ece perpara dhe nuk heq dore asnje moment prej gjerave te rendesishme, sigurisht qe do te vijne edhe sukseset.
Ne fakt u mundova t’i mbaj te dy sportet, si gjimnastiken ashtu edhe atletiken, por kohet e fundit kam hequr dore nga kjo e fundit sepse nuk mund t’i perballoja te dyja sepse perpos lodhjes fizike, kisha probleme edhe me shkollen ngaqe jam ne klasen e 9-te dhe me duhet t’i perkushtohem maksimalisht edhe asaj.
Ne gjimnastike kam 6 vende te para te fituara deri tani dhe jam 3 here kampione kombetare per moshat si dhe 3 here fituese e Kupes se Shqiperise. Po ashtu, kam zene vendin e dyte tek gara e me te mireve. Ndersa ne atletike jam nenkampione e moshes U20 ne 100 metra, rezultat qe e kam arritur pikerisht ne garen time te pare ne kete sport.
E kam patur te veshtire te vendos se cilin sport do te vijoja me tej. Kjo ka qene dilema ime se cilen me zgjedh, sepse jane te dy sporte qe me pelqejne shume, por duke qene se kam kontribuar per shume vite ne gjimnastike (jane plot 4 vite qe merrem me kete sport), vendosa te zgjedh ate.
Ne dy vitet e ardhshme do te jem shume e perkushtuar per te rregjistruar te tjera arritje ne sport. Deshiren e kam shume te madhe per te qene edhe per nje kohe te gjate prane sportit, por nuk i dihet ndonese une shpresoj qe po.
Eshte nje sakrifice shume e madhe per mua te merrem me sport, e para sepse banoj pak larg nga Shkodra dhe e dyta jane shume ore qe duhet me u stervit. Eshte shume lodhje, por pa saktifice nuk arrihet asgja. Per fat te mire kam mbeshtetjen e madhe te familjes time dhe po ashtu edhe te trajnerit”- shprehet ne prononcimin e saj per “Shkodra Sport” gjimnastja e Vllaznise Gresa Gragani.
Po cilat jane synimet dhe objektivat e saj per te ardhmen? Pergjigja eshte e menjehershme: “Objektivat e mia jane qe me arrite sa ma shume rezultate te mira edhe synimi kryesor eshte qe te dal kampione me te rriturat kete vit, ngaqe une do mbush moshen 15 vjeç dhe me pas, lejohet qe te konkurroj me te rriturat ku do te tentoj te bej mire. Gjithashtu, pse jo edhe kur te kemi ndonje aktivitet jashte vendit, te bej nje perfaqesim sa me dinjitoz”.
Gjergj KOLA