Shkarkimi i Zhoze Murinjos ka pushtuar faqet e para të gazetave botërore dhe shumë skuadra janë vënë në ndjekje të teknikut portugez, pavarësisht se ky i fundit u shkarkua si i ‘dështuar’ nga bordi i Junajtid.

‘Djajtë e Kuq’ kanë kaluar një sezon shumë të vështirë deri më tani dhe kanë menduar të ndërrojnë trajner, duke emëruar Ole Soslksjaer në krye të pankinës.

Ndërsa për Murinjon, shumë ekipe shihen si mundësi për të vazhduar karrierën, por emri më i lakmuar është Reali i Madridit. Mësohet se portugezit i është ofruar një kontratë 2-vjeçare me një rrogë vjetore prej 18 milionë eurosh, 5 milionë më pak se përfitonte te Mançester Junajtid.

Murinjo nuk është larguar në mënyrën më të mirë të mundshme nga Madridi dhe ka disa hesape për të larë. Fitimi i Chamions League është pengu më i madh i portugezit dhe duke parë rekordin fantastik të Realit në këtë kompeticion, mund të jetë mundësia e tij më e mirë për ta fituar këtë trofe me “Galaktikët”./vipsport/