Mario Mitaj është prezantuar sot si lojtari më i ri i Lokomotivës së Moskës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar për pesë sezone me rusët, të cilëve kartoni i 19 vjeçarit i ka kushtuar 3 milionë euro. Veç kësaj, AEK i Athinës ka mbajtur një pjesë të përqindjes së lojtarit, në rast se djaloshi rishitet nga rusët.

Akordi kishte dite qe ishte arritur dhe vetem sot ka ardhur zyrtarizimi nga ana e vete klubit moskovit. Siç ka bere te ditur “Shkodra Sport” edhe me perpara, nje merite shume te madhe ne kete transferte ka shkodranin Benardin Kulla i cili ne bashkepunim me menaxherin e njohur italian Silvio Pagliari kane arritur te bindin dy klubet per nje kalim te Mitajt nga AEK tek Lokomotiva e Moskes.

Nje levizje kjo ne fakt shume e kushtueshme sepse perpos 3 milione eurove qe perfitojne ne llogarine e klubit grek, jane edhe gati 1.5 milione euro qe do te perfitoje lojtari gjate kontrates se tij apo dhe shpenzime te tjera. Por Lokomotiva duket se eshte bindur nga aftesite e lojtarit dhe nuk ka hezituar ta beje te vetin ate.

I dalë nga mosaht e AEK, djaloshi me origjine nga Vermoshi prej vitit 2020 ka qenë pjesë e ekipit të parë të verdhezinjve në Superligën greke të futbollit, duke spikatur në krahun e majtë.

Veç mbrojtjes, Mitaj mund të luajë në të gjithë fashën e majtë, teksa ka qenë pjesë e moshave kuqezi të Shqipërisë. Në 31 mars 2021, Mitaj ka debutuar edhe me Kombëtaren tonë A, duke qenë tanimë pjesë e listës së Edy Rejas.

Por nga ana tjeter, “Shkodra Sport” meson se shkodran Benardin Kulla bashke me menaxherin Pagliari apo dhe te tjere me te cilet bashkepunon, po planifikojne qe ne te ardhmen te transferojne edhe te tjere futbolliste shqiptare neper ekipe te njohura te Europes, kryesisht ne Itali dhe Portugali. Transferta e Mitajt i ka motivuar edhe me shume ata per te bere levizje edhe me te forta ne te ardhmen.
Gjergj KOLA