Nuk ka fitues pas dueleve të para të javës së dytë në Abissnet Superiore. Teuta ngeci në barazim 1-1 me Bylisin, ndërsa Kastrioti bëri paqe me Erzenin.

Durrsakët, pas humbjes në transfertë me Laçin, u munduan të fitojnë në shtëpi, por nuk ia doli.

Bylisi befasoi në fundin e pjesës së parë, duke shënuar me Anthony Beji. Rubin Hebaj ishte ai që shmangu humbjen e Teutës.

Takimi tjetër, Kastrioti-Erzeni, përfundoi 0-0. Krutanët u munduan shumë të fitojnë në shtëpi dhe të bënin autokritikë për humbjen në Ballsh.

Teuta-Bylis 1-1

Golat: Hebaj 77’ / Anthony 42’

Teuta (4-3-3): Qirko, E. Vila, Qaqi, Kotobelli, Idrizaj (Gjinollari 63’), Çejku (Çyrbja 76’), Karabeci, Beqja, Boçi (Gruda 68’), L. Vila, Hebaj (në dispozicion: Dema, Kurti, K. Hoxha, Gecaj, U. Hoxha, Muka, Oshafi) Tr: Renato Arapi

Bylis (4-2-3-1): Haremi, Trumçi, Preka (Janku 66’), Damchevski, Lorran, Qoshku, Maçolli, Anthony, Ruçi (Qardaku 80’), Sousa (Lajthia 58’), Kaçorri (Esquerdinha 80’) (në dispozicion: Beqaj, Kastrati, Muçollari, Abazaj, Camara, Fall) Tr: Arjan Bellaj

Arbitër: Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Ruçi 15’, Sousa 39’, Damchevski 81’, Haremi 90’