Renato Arapi foli live për “TI BO GOL” ku shprehu besimin e tij për ekipin pavarësish barazimit. Ai komentoi rezultatin e arritur dhe i kërkoi ekipit që të përmirësohet më shumë.

“Normalisht sot u munduam edhe të jepnim dorën disa djemve të ri sepse kishim dëmtime dhe mungesa. Nisëm një pjesë të parë të mirë dhe në momentin që humbëm zotërimin e topit pësuam edhe golit. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan sepse dominuam çdo aspekt. Jam shumë i kënaqur edhe me lojtarët zëvendësues që hodha në fushë.”

“Sot u munduam t’i jepnim dorën disa djemve të rinj sepse kishim dëmtime dhe mungesa. Humbëm kontrollin e topit, te goli nuk kishim përqëndrim. Lojtarët që u futën në fushë kanë dhënë më të mirën.

Ndryshimi i mbrojtjes? Ka vend për të bërë më mirë. Ishim të detyruar t’i bënim lëvizjet. Jazxhi ishte dëmtuar dhe Idrizaj jo në formë. Futbolli është lojë gabimesh dhe në çdo kohë duhet të kesh përqëndrim”, tha Arapi.