Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport në emisionin “Ti Bo Gol” pas barazimit përballë Teutës.

“Jam shumë i kënaqur nga djemtë për shpirtin që japin në fushë. Nuk e nisëm mirë pjesën e parë, por më pas filluam të dominojmë. Penalltia nuk ishte. Shënuam më pas, por nuk më pëlqeu gjykimi. Faullet e shumtë kundër. U ndalua shumë loja dhe kjo edhe ndikoi.

Duhet të shoh faullin e golit të Teutës, sepse kam dyshime. Shumë situata ishin të dyshimta, ndërsa episodet ndaj nesh nuk u dhanë. Duhet të rregullojmë gjithçka, jo vetëm infrastrukturën apo ekipet. Pjesën e dytë kishte shumë faulle dhe lojtarët humbasin përqendrimin dhe ndëshkohen.

Nuk jeni më surprizë? Ne punojmë për të treguar çdo ndeshje objektivat tanë. Duhet të përballojmë të gjitha ekipet. I përshtatemi lojës së kundërshtarit. E studiuam Teutën dhe punuam në pikat ku mendonim se ishim superiorë. Morëm një pikë dhe kur nuk fitojmë dot, më mirë të mos humbasin. Kënaqësi për djemtë sepse ata e meritojnë këtë sukses, ata vrapojnë dhe djersitin në fushë.

Këto ndeshje duhen analizuar për të parë gabimet. E kishim ndeshjen në dorë në pjesën e parë, por nuk e mbyllëm dot. Kemi një ekip të ri, por çuan luajnë si të barabartë me të gjithë.

Humbët 2 pikë apo barazimi i drejtë? Goditjet standarde të japin fitoren. Punuam që të mos ndëshkoheshim, por me kalimin e minutave nuk arritëm që të mbaheshim deri në fund. Jemi ekip i ri dhe kemi shumë punë për të bërë dhe për tu përmirësuar. Të dyja ndeshjet i kemi luajtur mirë, por duhet të përmirësohemi në mbrojtje”, ka thënë Bellai.