Thursday, May 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'PSG-ja nuk fiton, pikë', ish-lojtari francez bën parashikimin e papritur: Do të...

‘PSG-ja nuk fiton, pikë’, ish-lojtari francez bën parashikimin e papritur: Do të pësojnë shumë gola nga Arsenaliv

PSG-ja dhe Arsenali do të përballen më 30 maj në finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/2026. Robert Pireja ka folur për “Canal+” mbi këtë sfidë, ku sheh favorite ish-skuadrën e tij, Arsenalin.

Ish-lojtari francez, ka shprehur hapur qendrimin e tij si një tifoz i “topçinjve”, por gjithashtu edhe si një ish-futbollist i rivalit më të madh të PSG-së, Marsejës.

“PSG-ja nuk do ta fitojë kupën, pikë. Kam vënë re se lojtarët parisienë kanë shumë herë më pak uri. Ata janë kurorëzuar kampionë të Francës dhe do të arrijnë në Budapest me pak vetëbesim të tepruar.

Do të vihen në vështirësi nga anglezët dhe do të pësojnë shumë gola nga Arsenali. Për këtë arsye PSG-ja nuk do të fitojë, por do të vuajë një humbje”, ka thënë Robert Pire./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments