Për Kombëtaren e Shqipërisë duket se po rritet një futbollist tepër cilësor dhe që mund të jetë komandant në fushë. Kështu, bëhet fjalë për 19-vjeçarin shkodran Andreas Ndoji, një futbollist tepër i fortë fizikisht, por edhe me karakter të fortë.

Ndoji është ndër të paktët talente në vitet e fundit nga Akademia e Olympiacos që ia del të luajë në ekipin e parë. Ai aktivizohet në qendër të mesfushës, teksa mund të bëjë mjaft mirë rolin e organizatorit.

Kujtojmë që, ftesës së Alban Bushit për t’u bashkuar te Shqipëria U-21 e refuzoi babai i tij, pasi donte që djali të vazhdojë te Kombëtarja e Greqisë, por ishte vetë Andreas Ndoji që me dëshirën e tij erdhi te Shqipëriadhe gjerat kane ndryshuar.

Pak kohe me pare Andreas ishte pjese e kombetares U20 ne turneun e Kroacise dhe paraqitjet e mira qe po ben ne dy ndeshjet e fundit duke luajtur si titullar me ekipin e pare te Olimpiakos, padyshim qe jane nje bonus shume i madh per te ardhmen e tij.

Dhe pse jo, ai duhet te kete nje ftese qe ne miqesoren ndaj Arabise Saudite ngaqe do te mungojne shume prej titullareve dhe kjo padyshim qe do te jete nje mundesi e mire per Ndojin per te treguar vlerat edhe me kombetaren e madhe.
Maringlen ZHIVANI