Ditën e sotme, Besëlidhja do të luajë ndaj Orikut, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë së Parë. Ky takim do të zhvillohet në Lezhë, në stadiumin “Besëlidhja”.

Në këtë ndeshje, skuadra e Besëlidhjes do të kërkojë një fitore për t’iu larguar zonës së ftohtë të renditjes. Ndërkohë, nga ana tjetër, Oriku do të tentojë edhe ajo fitoren për t’u ngjitur më lart me pikë në tabelën e renditjes.

Të dytë ekipet kanë si objektiv fitoren, megjithatë për lezhjanët duket më e domosdoshme një gjë e tillë, duke qenë se vjen pas katër humbjeve rradhazi në kampionat.

Pjesë e rëndësishme e Besëlidhjes janë edhe tre futbollistë shkodranë, siç janë mbrojtësi me eksperiencë Klejdi Dibra, Arlendo Dodani dhe mesfushori Samet Hepaj.

Ndeshja Besëlidhja-Oriku është vendosur të luhet ditën e sotme në orën 14:00, në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës.
Maringlen ZHIVANI