Rifillimi i kampionatit rus pas ndalesës shumë të gjatë për shkak të COVID-19, nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm, pasi pandemia do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë skuadrat. Rregulloret parashikojnë që në rast të një numri të madh të infektuarish, e gjithë skuadra të futet në karantinë dhe me këtë telash është përballur sot Rostov.

Ekipit rus për shkak të kësaj ngjarje iu desh të luaj ndaj Socit, ditën e djeshme me lojtarët e akademisë.

Edhe pse nuk ishin stërvitur prej tre muajsh adoleshentët e Rostovit zbritën në fushën e lojës. Ata surprizuan që në minutën e parë duke kaluar në avantazh por vetëm kaq sepse Soci në fund fitoi ndeshjen 10-1.

Por për skuadrën e Rostovit kishte edhe një lajm të mirë në fundin e takimit, pasi portieri 17-vjeçar Denis Popov edhe pse pësoi 10 gola u shpall lojtari i ndeshjes pasi priti 15 goditje një rekord ky për Ligën Ruse të futbollit.