Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e djeshme të La Liga përballë Seviljes në transfertë. Në fakt, ishte parashikuar një ndeshje e vështirë për katalanasit, që tashmë pas dy pikëve të humbura do tëp resin sfidën e Real Madrid.

Nëse galaktikët fitojnë transfertën e tyre përballë Sociedad, atëherë do të jenë ata që marrin kryesimin. Ndërkaq, mbrojtësi Xherrard Pike, nuk ka ndërmend të presë përballjen e madrilenëve pasi shprehet se tashmë ata vështirë të gabojnë dhe se Barcelona nuk e ka më në duar kampionatin.

“Duke parë si kanë shkuar ndeshjet deri më tani, do jetë e vështirën për ne që të fitojmë kampionatin. Ky barazim na vendos në pozita ku nuk e kemi më ne në dorë titullin.

Duke parë ndeshjet e mbetura, më duket e vështirë që Reali të humbasë pikë. Megjithatë, në do të provojmë deri në fund duke i fituar ndeshjet tona”, u shpreh Pike. /VipSport/