Sami Kedira mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Juventusin, pasi mendohet se sezoni i mesfushorit ka mbaruar.

Gjermani luajti kundër Milanit në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë por nuk ishte as në stolin e rezervave në finale kundër Napolit.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Kedira ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë deri në dy muaj. Më tej gazeta italiane sqaron se Juventus është gati ta shesë mesfushorin, ku destinacioni më i mundshëm duket kampioanti amerikan MLS.

Dëmtimet e shumta i kanë mundësuar Kediras të aktivizohet në vetëm 22 ndeshje të Serisë A që nga fillimi i sezonit 2018-2019.