Mançester Junajtid është rikthyer në fushë, e në të njëjtën kohë janë rikthyer edhe polemikat mbi performancën e portierit David De Gea. Në mbrëjen e djeshme, “Djajtë e kuq”, nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Totenhemit. Por, protagonist negativ u bë gardiani spanjoll, i cili pati faj në golin e pësuar.

Kështu, pas ndeshjes, ka qenë ish-futbollisti i Mançester Junajtid, Roi Kin i cili thekson se De Gea është portieri më i mbivlerësuar. Ndërsa, më të rënda ishin fjalët se De Gean dhe Meguajër nuk do t’i merrte as në autobuzin e skuadrës.

“Jam i lodhur me këtë portier. Unë do të zihesha me të në pushimin e ndeshjes, do ishim duke shkëmbyer grushte. Ky është një portier kombëtar. Duhet të imponohesh me personalitet në ndeshje. Meguajër dhe De Gea, të dy nuk do t’i lejoja të hypnin në autobuz pas ndeshjes.

Shokuese. Meguajër dhe De Geas duhet t’iu vijë turp. De Gea është portiere më i mbivlerësuar që kam parë në shumë, shumë kohë”, u shpreh Kin. /VipSport/