Të shtunën dhe të dielën e ardhshme janë planifikuar për t’u luajtur ndeshjet e javës së 31-të të Superligës. Janë programuar që dy takime të zhvillohen të shtunën, ndërsa të tjerat një ditë më pas.

Partizani – Laçi dhe Flamurtari – Luftëtari janë dy sfidat e caktuara si hapëse së javës së 31-të që zhvillohen në orën 17:00. Të kuqtë presin kurbinasit në shtëpi, ndërsa vlonjatët përballen me gjirokastritët në stadiumin “Flamurtari”.

Ndërkohë, të dielën do të luhen tre takimet e tjera. Vllaznia – Teuta dhe Kukësi – Bylis janë dy ndeshjet e programuara në orën 17:00, ndërsa supersfida Skënderbeu – Tirana do të luhet në orën 20:00.

Po perpara kesaj sfide te kampionatit, Vllaznia dhe Teuta do te ndeshen edhe te merkuren, kete here ne takimin e kthimit te turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Takimi do te luhet ne Durres dhe siç e dini, perballja e pare e luajtur ne Shkoder pat perfunduar ne barazim 2-2.