Nëse ka arbitër që shkodranët nuk e duan (për të mos thënë që e urrejnë), ai është elbasanasi Enea Jorgji. Historitë me të nuk janë dhe aq të bukura, teksa arbitri që mban edhe stemën e FIFA-s i ka ndëshkuar në jo pak raste.

Kështu ndodhi edhe ditën e djeshme kur ai nuk akordoi një 11-metërsh mëse të pastër për kuqeblutë, pikërisht kur rezultati i ndeshjes ishte 0-0. Nëse do ishte dhënë dhe shënuar, mbase historia e këtij takimi do të kishte qenë ndryshe.

Tifozët kuqeblu në rrjetet sociale janë ndalur pikërisht tek ky arbitër dhe ne kemi shkëputur një koment të njërit prej tyre, në të cilin ka ndërhyrë edhe ish- drejtori sportiv i Vllaznisë Eugent Zeka.

Tifozi shkruan kështu në postimin e tij: “Jorgji, arbitër me dy fytyra, ndryshe në Superligë dhe ndryshe në Europë. Nuk është hera e parë që gabon, ai gjithmonë vendoset në sfida delikate dhe i bindur për të dëmtuar njërën nga skuadrat në ndeshjet që gjykon.

Ishte dy metra ballë për ballë dhe nuk e dha. Ishte penallti 100 % e pastër, pavarësisht lojës së Vllaznisë, me 1-0 do të ishte tjetër rrjedhë”.

Pas këtij komenti, ish- drejtori Zeka ndërhyn duke shkruar: “Për ty është me dy fytyra, për mua është i pafytyrë”.
www.shkodrasport.com