Vllaznia kryeson Kategorinë Superiore pas javës së 25-të. Shkodranët do të qëndrojnë tre ditë pushim, duke nisur nesër përgatitjet për ndeshjen e radhës me Partizanin.
Sfida e 3 prillit është deçizive për kreun, me kuqeblutë që kanë një mungesë të sigurt. Kapiteni Gurishta do qëndrojë jashtë për shkak të kartonave të verdhë. Për sfidën me Partiznain në dyshim janë edhe Imami e Da Silva, kjo për shkak të lëndimeve.
Vllaznia është në ankth një javë para vendimit për licensimin në Europë. FSHF dhe UEFA kanë vendosur që afati final për licensimet e klubeve shqiptare për në Europë të jetë 31 marsi, me shkodranët që ende nuk kanë plotësuar kushtet financiare.
Prej borxheve të mbartura, Vllaznia rrezikon që tej performancës së mirë të mos marrë pjesë në Europë. Megjithate lajmet e fundit jane pozitive dhe shpresohet shume qe klubi shkodran te arrije marreveshjen perkatese per ta lejuar pjesmarrjen e kesaj skuadre ne Kupat e Europes.