Pas asaj ndaj Farkes javen e kaluar, Vllaznia U18 ne volejboll per te reja ka marre pasditen e sotme dhe fitoren e dyte ne kampionat. Kete here ajo ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit te Tiranes ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vllaznia U18 nen drejtimin e trajnerit Dorian Tafa e nisi mjaft mire ndeshjen dhe arriti te fitonte setin e pare ne shifrat 25-19. Ky sukses u mendua se do t’ia bente me te lehte vazhdimin e ndeshjes ekipit shkodran por nuk do te ndodhte keshtu.

Ai nuk tregon asgje ne setin e dyte dhe si rrjedhoje e humb ate ne shifrat 15-25 duke barazuar ne kete menyre numrin e seteve ne 1-1. Megjithate Vllaznia do te zgjohej serish ne setin e trete ne te cilin luan me mire dhe e fiton shume lehte ne shifrat 25-15.

I katerti nderkohe do te kete shume rivalitet por ne fund eshte ekipi shkodran qe tregohet me i sakte duke e fituar ate ne shifrat 25-23 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Ne kete menyre pas dy humbjeve ne javet e para te kampionatit pikerisht ndaj Dinamos dhe Skenderbeut, Vllaznia U18 ka marre dy fitore rradhazi, fillimisht ndaj Farkes dhe sot ndaj Tiranes duke i rregulluar bilancet e saj dhe me siguri qe rezultatet pozitive do te vijojne edhe ne ndeshjet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/