Kane mbetur vetem 7 dite nga momenti kur Vllaznia duhet te plotesoje kriterin financiar per liçensimin e saj qe do t’i lejonte pjesmarrjen ne Kupat e Europes dhe gjerat kane marre per mire.

Ka qene sponsori Alban Xhaferi qe permes nje prononcimi ekskluziv per “Shkodra Sport” ka folur ne lidhje me ate se çfare po behet ne kete drejtim. Ai i ka bere te ditur gazetarit Andi Gjurgjej se ne rolin e sponsorit po ndihmon klubin me nje kontrate borxhi me te cilin do te shlyhej kesti i pare, ai qe do t’i mundesonte klubit Vllaznia lidhjen e nje marreveshjeje me drejtorine e tatimeve.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire dhe do t’i gezoje pa mase tifozet shkodrane, por edhe futbollistet dhe stafin teknik qe po bejne mire ne fushen e lojes dhe kuptohet qe duan te shijojne edhe luajtjen ne Europe nese e sigurojne kete gje.Per me shume lexoni intervisten e sponsorit Xhaferi dhene per gazeten tone pak minuta me pare:

– Si po shkon realisht procesi i lincesimit sepse shume njerez duan te dine se çfare po ndodh. Mund te na thuash dicka ne lidhje me kete?

Mund t’iu them se deri tani cdo gje eshte ne rruge te mbare. Me shume detaje nuk mund te jap sepse jemi ne proces.

– Deri tani a jane marre masat e duhura ne lidhje me kete dhe a eshte siguruar shuma financiare qe do sherbeje per shlyerjen e ketij borxhi?

Po, masat jane marre dhe po presim ne lidhje me kontraten e tatimet. Shuma financiare eshte gati.

– Afati i fundit eshte deri me 31 mars, dhe Vllaznia ka dhe 7 dite kohe per te vepruar. Ju si sponsor i klubit jeni optimist se zgjidhja do vije ne kohen e duhur?

Sigurisht qe jam optimist sepse po punojme cdo sekond dhe perkundrazi nuk do kishim punuar per kete. Por kjo nuk eshte vetem ne doren tone apo te bashkise sepse eshte dhe pala e tatimeve e perfshire. Mund te cilesoj se une si sponsor po ndihmoj klubin me nje kontrate borxhi per te shlyer kestin e pare ne menyre qe te lidhet marreveshja.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ