Dinamo dhe Vllaznia barazuan dje 0-0 për javën e 14 të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena pa në fushë një 17 vjeçar. Në radhët e Bluve, Bledi Shkëmbi i besoi debutimin në elitë portierit 17 vjeçar, Simon Simoni.

Djaloshi shpërbleu besimin e trajnerit, duke i dhënë një pikë Dinamos me pritjet e tij. Vetëm 17 vjeç, Simoni tregoi se në kampin e Bluve do ketë rivalitet për portën, duke hedhur dorezat për një vend titullari.

Forma e lezhjanit është vënë re më herët dhe paçka moshës së njomë bën pjesë në Kombëtaren U19 të Shqipërisë qe drejtohet nga trajneri Armando Cungu, duke zhvilluar dy ndeshje me te.

I gjatë 1.92, Simoni tregoi dje se shqiptarët e kanë të sigurt portën edhe për të ardhmen. I dalë nga moshat e Shënkollit, Shkëmbi e afroi gardianin në verë.