Goli i parë, fitorja e parë, Shqipëria shkruan historinë ndaj Hungarisë, falë golit spektakolar të realizuar nga Armando Broja, në triumfin 1-0 në “Elbasan Arena”. Një fitore mëse e merituar kjo për kuqezinjtë e Edi Rejës.

Kombëtarja shqiptare u shfaq dominuese në të dyja pjesët e lojës, teksa gjithçka u shpërblye në minutën e 87-të, kur Armando Broja, mposhti portierin kundërshtar me një predhë me të djathtën, duke çuar peshë zemrat e tifozëve shqiptarë.

Broja u hodh në fushë në minutën e 78-të duke zënë vendin e Balajt, teksa vetëm 9 minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën. Me këtë fitore Shqipëria u ngjit në kuotën e 9 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e dytë.

FT: SHQIPËRI – HUNGARI 1-0

Broja 87′