Atletico Madridi thuhet se ka vendosur një çmim shumë të lartë për të pamundësuar largimin e yllit të tyre, Julian Alvarez. Los Rojiblancos duan ta mbajnë sulmuesin argjentinas për projektin e tyre afatgjatë dhe kanë vendosur një çmim të pamundur si një taktikë kyçe për të shmangur vështirësitë financiare të Barcelonës.
Sipas mediumit Cadena SER, Atletico Madrid e ka informuar Barcelonën se duhet të shpenzojë 200 milionë euro për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez.
Më tej shtohet se Alvarez është më afër rinovimit të kontratës sesa largimit nga Atletico në verë. Ka pasur raportime të përziera rreth të ardhmes së Alvarez, me disa që pretendojnë se ai është i pakënaqur me projektin e Atleticos dhe i ka vënë syrin Barcës si destinacionin e tij të preferuar.
Blaugranët e kanë renditur atë si pasardhësin ideal për Robert Leëandoëskin, i cili pritet të largohet kur kontrata e tij të skadojë në verë. Duket pothuajse e qartë se saga e Alvarez do të dominojë verën, por një shifër kaq e lartë vështirë se mund të paguhet nga ndonjë klub. /Telegrafi/


