Ish-fantazisti i Barcelona dhe Milan Ronaldinho do të kandidojë për një vend senatori në vendlindjen e tij të Brazilit në 2018. Fituesi i Ballon d’Or ka pasur një karrierë të pasur te PSG, Barcelona dhe Milan përpara se të rikthehej në Brazil për të luajtur me Flamengo, Atletico Mineiro, Queretaro dhe Fluminense. Tani O Globo ka zbuluar se Ronaldinho do t’i hyjë politikës vitin tjetër, por partinë Social Christian të Jair Bolsonaro.

Ish-ylli i Bar@a-s është duke pritur që Bolsonaro të bëjë zyrtare kandidaturën, që do të ndodhë në mars të 2018, por ai është përfshirë që tani në politikë, duke pozuar me librin. Ronaldinho do të qëndrojë për zgjedhjet e Minas Gerais, raporton O Globo.