HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORECanka mungon ndaj Vllaznisë. Në Lushnjë duan veç fitore ndaj kuqebluve

Canka mungon ndaj Vllaznisë. Në Lushnjë duan veç fitore ndaj kuqebluve

Lushnja bëhet gati për finalen e parakohëshme ndaj Vllaznisë me optimizmin e rezultateve dhe lojës së krijuar por edhe me ankthin nëse do të kenë mbështjetjen e publikut në këtë sfidë.

Trajneri Hysen Dedja kërkon të mpshtë skaudrën e zemrës, ekipin që e formoi si futbollist dhe si trajner, për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës për lagunarët.

Për këtë finale të parakohëshme trajneri shkodran nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Mikel Canka që plotësoi numrin e 4 kartonave të verdhë, duke iu bashkuar kështu mungesave të ditura prej kohësh Alrind Koreshi, Erjon Xhafa dhe Kristi Marku.

Megjithatë ekipi ka treguar karikimin e duhur gjatë seancave të fundit stërvitore, të vetëdijshëm që bëhet fjalë për një ndeshje deçizive e cila mund të vendosë shumë për të ardhmen e skuadrës në garën për mbijetesë.

Dy barazimet ndaj Teutës dhe Luftëtarit kanë rikthyer optimizmin duke bërë që në Lushnje të besojnë seriozisht se misioni mbijetesë nuk është i pamundur, pavarësisht se formacioni i Hysen Dedjes është në vendin e fundit të klasifikimit.

Madje edhe nëse dueli me Vllazninë përfundon me fitore, verdhëjeshilët nuk largohen nga pozicioni aktual por rikthehen fuqishëm në garën për të qëndruar mes më të mirëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments