Lushnja bëhet gati për finalen e parakohëshme ndaj Vllaznisë me optimizmin e rezultateve dhe lojës së krijuar por edhe me ankthin nëse do të kenë mbështjetjen e publikut në këtë sfidë.

Trajneri Hysen Dedja kërkon të mpshtë skaudrën e zemrës, ekipin që e formoi si futbollist dhe si trajner, për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës për lagunarët.

Për këtë finale të parakohëshme trajneri shkodran nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Mikel Canka që plotësoi numrin e 4 kartonave të verdhë, duke iu bashkuar kështu mungesave të ditura prej kohësh Alrind Koreshi, Erjon Xhafa dhe Kristi Marku.

Megjithatë ekipi ka treguar karikimin e duhur gjatë seancave të fundit stërvitore, të vetëdijshëm që bëhet fjalë për një ndeshje deçizive e cila mund të vendosë shumë për të ardhmen e skuadrës në garën për mbijetesë.

Dy barazimet ndaj Teutës dhe Luftëtarit kanë rikthyer optimizmin duke bërë që në Lushnje të besojnë seriozisht se misioni mbijetesë nuk është i pamundur, pavarësisht se formacioni i Hysen Dedjes është në vendin e fundit të klasifikimit.

Madje edhe nëse dueli me Vllazninë përfundon me fitore, verdhëjeshilët nuk largohen nga pozicioni aktual por rikthehen fuqishëm në garën për të qëndruar mes më të mirëve.