Është mbyllur votimi për kreun e FSHF-së. 12 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Armand Duka ka marrë 39 vota, ndërsa Bashkim Fino 22 vota.

Në këtë raund të parë, nuk përcaktohet ende fituesi i zgjedhjeve, pasi asnjë prej kandidatëve nuk ka mundur të sigurojë 2/3-at e votave.

VOTIMI-Ka përfunduar pak çaste më parë, procesi i votimit për kreun e FSHF.

Kanë votuar 65 anëtarët e Asamblesë Zgjedhore, përfshi edhe 12 shoqatat “fantazmë” aq shumë të përfolura për shkak të mos rregjistrimit të tyre në Gjykatë.

Pas pak minutash do të nisë edhe procesi i numërit të votave për të mësuar se cili do të jetë presidenti i FSHF-së.

Klubi i Bilisht-Sport nuk mori pjesë në votim, për shkak të dorëzimit të dokumentacionit, një ditë me vonesë.

Nuk ka fitues në raundin e parë të zgjedhjeve për presidentin e ri të FSHF-së. Kanë votuar 65 delegatë, por asnjëri prej kandidatëve nuk siguron 2/3 e votave. Tani kalohet në raundin tjetër. vipsport