Sfida e Grupit C, Austri-Maqedoni e Veriut (3-1), e vlefshme për Kampionatin Europian ka bërë që lojtari i Maqedonisë, Goran Pandev të hyjë në histori.

Goli i shënuar nga sulmuesi maqedonas i cili barazoi momentalisht rezultatin në mininutën e 28-t, ka hyrë në histori si lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një turneu Europian.

Pandev përfitoi nga gabimi i skuadrës kundërshtare duke shënuar kështu golin e parë të Maqedonisë së Veriut në një kompeticion të tillë e cila merr pjesë në një Europian për herë të parë.

Me golin e shënuar nga ana e Pandev, e fut atë në histori si golashënuesi i dytë më i vjetri i një Kampionati Europian, i cili është 37-vjeç e 321 ditë pas Ivika Vastik nga Austria në vitin 2008 (38 vite dhe 257 ditë).