Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” sot do te hape nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhws qw kemi pwrzgjedhur pwr t’i marrw njw mendim, wshtw arbitri i njohur, por njwkohwsisht edhe tifozi i madh i Vllaznisw, Bardh Maçi. Nw prononcimin e tij pwr “Shkodra Sport” ai wshtw shprehur:

“Kur kam bisedu vjet me Alban Xhaferin ne fund te gushtit per ecurine e Vllaznise, i kam thene qe ne qofte se renditen ne vendin e peste eshte sukses duke pare qe ishim per mbijetese sezonin qe kaloi, por Albani me tha qe une mendoj qe dalim ne Kupat e Europes, atehere une i thash qe ne qofte se ndodhe kjo qe thua ti eshte nje super sukses dhe ashtu ndodhi.

Pra ky sezon asht nji SUPER SUKSES pasi u renditem ne vendin e dyte dhe fituam kupen. Kjo merite per mendimin tim ne radhe te pare i shkon Alban Xhaferit, pastaj padyshim stafit dhe sigurisht ato qe luajne ne fushen e lojes, pra ato qe kane derdhe djerse.

Dhe ne fund nje pjese e merites si gjithmone i shkon tifozerise ma te zjarrte ne Shqiperi.
Ky eshte mendimi im personal. Shpresoj dhe uroj qe sezonin qe vjen te jemi pretendentet nr 1 per titullin kampion te 10-te. Une besoj per kete dhe sidomos ne qofte se ne krye te kuqebluve do jete zoti Alban Xhaferi.” Perjete me ty Vllazni!