Nje levizje e papritur ajo e trajnerit shkodran Dorian Tafa. Ish- trajneri i Vllaznise se volejbollit te femrave prej pak ditesh ka nisur pune ne stafin e ekipit te Tiranes duke qene krahu i djathte i trajnerit turk te sapoemeruar ne krye te tij Bulent Karslioglu.

Themi e papritur sepse Tafa deri para pak ditesh vazhdonte punen me ekipet e moshave ne Shkoder, nderkohe qe diten e djeshme eshte shfaqur ne pankinen e bardhebluve pikerisht ne ndeshjen ndaj Vllaznise.

Lajmi per nisjen e punes tek ekipi i Tiranes e ka publikuar sot edhe vete trajneri shkodran permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan per nje aventure te re.

Ende nuk eshte e qarte nese ka qene nje kerkese e trajnerit turk per ta patur ne stafin e tij, apo zgjedhje e drejtuesit te klubit Tirana, megjithate, Dorian Tafa tashme eshte zyrtarisht pjese e bardhebluve.

Kujtojme qe sezonin e kaluar, ai ka qene trajner i ekipit te te rriturave te Vllaznise, nderkohe qe ne kryeqytet do te gjeje ne ekipin e tij te ri edhe dy ish- volejbolliste qe ka stervitur me perpara, pikerisht Stela Kirin dhe Leda Preçetajn./www.shkodrasport.com/