Saturday, January 31, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE4 gola dhe nga një pikë për të dy ekipet, Partizani dhe...

4 gola dhe nga një pikë për të dy ekipet, Partizani dhe Elbasani e mbyllin në barazim

Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka. Të kuqtë krijuan më shumë raste për shënim, por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin me Lajthinë.

Pak minuta më vonë, Janaçek u ndëshkua me të kuq duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë, ndërsa Tsague shpërdoroi një penallti dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me barazimin e Skukës, që e bëri më të ndezur fraksionin e dytë të lojës.

Aty Partizani luajti me 4 sulmues, duke kërkuar golin të cilin e gjeti me Isgandarli. Më pas kishte momente paniku në fushë kur Sembene pësoi kolaps dhe solli ndërprerjen për disa minuta të duelit. Në rifillimin e lojës, Elbasani sulmoi me shumë forca dhe ia doli që të gjente barazimin në shtesë me Lajthinë, për të marrë të paktën një pikë në këtë duel.

PARTIZANI-ELBASANI 2-2
41′ Skuka, 65′ Isgandarli / 21′, 90’+1′ Lajthia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments