ubin Hebaj është kthyer protagonist me Teutën, teksa i dha ekipit tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Laçit në javën e fundit. Sulmuesi e nisi nga stoli dhe më pas u fut në pjesën e dytë në fushë dhe arriti të shënonte. Ky ishte goli i katërt për shkodranin në këtë pjesë të dytë të sezonit me kampionët në fuqi, ndërsa ka arritur të realizojë edhe dy herë në ndeshjet e Kupës.

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, sulmuesi foli për situatën në ekip pas triumfit në Laç. Gjithashtu, ai komentoi sfidën e radhës që do të luhet më 31 mars kundër Laçit për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pritet që ky duel të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, i cili që prej vitit të kaluar i është nënshtruar rinovimit total të tapetit.


Rubin, futeni nga stoli dhe shënoni një gol me peshë ndaj Laçit. Jeni i çliruar tashmë që skuadra u rikthye te fitorja?

Jam shumë i lumtur që shënova në Laç, por më tepër që i dhashë qetësinë e munguar skuadrës me atë gol. Ishte një ndeshje në kushte shumë të mira për ne, pasi dhamë maksimumin dhe u shpërblyem në fund. Besoj se fitorja në Laç na shërben në rritjen e moralit tonë për vazhdimësinë e kampionatit dhe Kupës. Jemi më të qetë për ndeshjen e radhës dhe të bindur se do të bëjmë mirë në vazhdim.


Pauza e kampionatit erdhi si me porosi apo do të donit të shfrytëzonit këtë moment?

E presim me qetësi ndeshjen eradhës ndaj Laçit për Kupë, pasi ajo fitore në kampionat na dha shpresë për cilësinë e lojës dhe agresivitetin që kërkojmë. Këto na japin siguri që ekipi po funksionon. Vinim pas një humbjeje me Kastriotin dhe duhej të fitonim. Treguam se ishim njëskuadër që luan në bllok dhe të disiplinuar ndaj Laç. Besoj se gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve.

Çfarë prisni të përmirësoni nga ndeshja e fundit?

Ekipi i ka mundësitë që nga ndeshja në ndeshje të rrisë performancën. Kemi lojtarë cilësorëdhe që duan patjetër të bëjnë sukses, sidomos për t’u dhënë kënaqësi tifozëve.

Besoni te një tjetër gol, këtëherë ndaj Laçit për Kupë?

Patjetër që do të kërkoj tëshënoj, edhe pse kjo ndeshje eparë besoj se do të jetë shumë ekujdesshme nga të dyja ekipet. Unë do të bëj më të mirën time për këtë skuadër.


Besoni te kualifikimi ndaj kurbinasve?

Ne të gjithë jemi optimistë përsfidën e javës tjetër. Laçi kanjë ekip të mirë, pavarësisht gjendjes që po kalojnë aktualisht.


Kupa është synimi madhor,mendoni se do t’i shkoni deri në fund?

Të gjithë lojtarët janë përgatitur dhe impenjuar maksimalisht për këtë takim. Megjithatë, çelësi ynë i suksesit do të jetët’i marrim gjërat hap pas hapi,pra në çdo sfidë për të dhënëmë të mirën.


Pas 26 javësh kampionat,çfarë duhet të bënit më tepër?

Unë gjykoj se kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe kemi merituar pikë më shumë. Megjithatë, nuk është justifikim kjo gjë.Duhet të punojmë të rikuperojmë pikët.