Teuta e ka gjetur tashmë trajnerin e ri: ai do të jetë Bledi Shkëmbi. Ish-futbollisti korçar, i cili ka ka një përvojë të parë në stolin e “Djemve të Detit” në vitet 2018-2019, do të prezantohet si pasues i Arapit këtë të martë, në orën 18:00. Ndërkohë sot stërvitjen e Teutës e kanë drejtuar provizorisht Bledar Hodo dhe Vangjel Mile.

“Sot dyshja e shtëpisë Hodo-Mile drejtuan seancën e parë të skuadrës në Durrës, për ndeshjen e javës së 4-t ndaj Kukësit. Ekipi është stërvitur normalisht dhe grupi është në gjendje optimale,” shkruhet në njoftimin e Teutës, që pret të zyrtarizojë Bledi Shkëmbin.

Keshtu behet e ditur nga mediat dhe emri i përzgjedhur nga drejtuesit është ai i Bledi Shkembit, i cili do të rikthehet kështu në pankinën e kësaj skuadre pas tre vitesh.

Trajneri korçar kishte drejtuar ekipin në sezonin 2018-2019, dhe më pas në fillimin e atij 2019-2020. Por për shkak se rezultatet nuk ishin të pritshmet deri në ato momente, ai u largua nga drejtimi i durrsakëve në dhjetor, duke i lënë vendin Edi Martinit.