Portat e stadiumit “Georgios Karaiskakis” u hapën dy orë më herët se sa pritej, në mënyrë që mijëra tifozë të Olympiacosit t’i bënin një pritje të madhe “yllit” të tyre të ri. Marcelo, lojtari më i suksesshëm në historinë e Realit të Madridit, ndjeu këtë të hënë ngrohtësinë dhe mbështetjen e tifozëve të tij të rinj në një prezantim të denjë për një legjendën: para gati 10 mijë tifozëve grekëve, që brohoritën emrin e tij “Marcelo, Marcelo!” Nuk ishte për t’u habitur.

Në 97 vitet e historisë së tij, e kampionëve grekë vështirë se kanë pasur rastin të bëjnë tifo për një lojtar me një rekord, karrierë apo vëmendje të tillë mediatike. As Rivaldo nuk krijoi kaq shumë pritshmëri në prezantimin e tij në vitin 2004, i cili u prit 3000 njerëz.

“Olympiacos, ne jemi gati”, ishte mesazhi i parë që Marcelo ua kushtoi fansave të tij të rinj. E ka bërë nga avioni që e ka çuar dje në Athinë, nja dy orë para prezantimit. Brenda pak minutash, në tribunat e Pireut u këndua “Ne jemi gati” nga mijëra tifozë që po prisnin në stadium.

Kur në orën 20:00, Marcelo zbriti në fushë për të përshëndetur tifozët me fanellën e tij të re dhe numrin 12 në shpinë, ishte praktikisht e pamundur ta shihje brazilianin nga tribuna. Një numër i madh i flakadanëve të kuqe i penguan kamerat televizive të kishin një imazh të mirë të mbrojtësit të krahut. Festa ishte totale dhe Marcelo iu bashkua pa e menduar.

Kur tymi u shpërnda, ish-kapiteni i Realit, së bashku me fëmijët e tij, qëndruan në qendër të fushës për të kërcyer në ritmin e këngëve që këndonte publiku. Ky është imazhi i parë që ka dhënë me klubin e tij të ri, ku tashmë e trajtojnë si Zot të Olimpit.