Vllaznia do të udhëtojë sot drejt Fierit, aty ku në 13:45 e pret Apolonia për javën e 10 të Superligës. Kryesuesit e kampionatit shkojnë në këtë duel me katër mungesa, teksa trajneri Brdaric do e nisë në “malore” ndeshjen. Për shkaqe dëmtimesh apo pezullimesh, shkodranët nuk do të kenë katër nga lojtarët titullarë.

Eni Imami dhe Arsid Kruja janë pezulluar për shkak kartonash, ndërsa braziliani Da Silva vuajti së fundmi një problem fizik dhe nuk u bashkua dje në stërvitje me grupin. Në vend të tyre priten nga minuta e parë Shehi, Jonuzi dhe Hoxhaj, me skemën që mund të jetë 3-5-2. Kujtojmë që edhe Dunga nuk është i gatshëm te kuqeblutë për probleme dokumentacioni.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (3-5-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Kruja, Jonuzi, Marku, Imeri, Isaevski, Hoxhaj, Dilaver