Tek Vllaznia nuk ka asnje dyshim ne lidhje me formacionin qe do te luaje ndaj Erzenit.

Pavaresisht ndonje ideje per te ndryshuar skemen dhe lojtaret qe do ta nisin nga minuta e pare, trajneri Lika ka vendosur t’i besoje te njejteve.

Keshtu ne porte do te jete Sherri ndersa ne mbrojtje do te luhet me tre, Ignat, Zeqaj dhe Malota.

Ne mesfushe do luajne Gocaj, Gurishta, Krymi e Tafili. Nderkohe ne sulm do jete treshja Hajdari, Zogaj dhe Zhunior.

Me kete 11-she Vllaznia do te synoje fitoren e gjashte rradhazi qe do t’ia forconte edhe me shume pozitat ne krye te renditjes.