Nga Bardh Maçi

Te marten te gjith arbitrat kryesore te superiores dhe kategorise se pare kanë dhëne testin fizik dhe pothuajse te gjith kanë mbetur. Pra nuk e kanë kaluar testin.

Atehere mesa e di une rregullin, qe mendoj se e di shume mire, te gjithë ato qe kanë mbetur duhet te ulen ne një kategori më poshte. Por ka ndodhe e kunderta.

Drejtuesit kane toleru si gjithmone dhe i kan dhane një mundesi te dyte dy ditë më vonë. Dhe te gjithe arbitrat e kanë marre testin fizik!!! Kjo s’duhet te kishte ndodhe ne asnjë menyre.

Atehere bahet pyetja: Po si ka mundesi qe ato te cilet nuk e moren testin fizik dy dite me pare, e moren pas dy ditesh???

S’ka asnjë shans dhe asnjë mundesi qe te ndodhe një gja e tille. Po me fal se u ngaterrova, po ka shans dhe mundesi qe te ndodhe kjo, por vetem ne Shqipnine tone!

1-Tolerim ne maksimum
2-Duhet me pi ilaqe te forta force, me ndihmen e atyre qe duhet t’i kontrollojne dhe qe si kontrollon askush.

Pra kjo qe ka ndodhe këto ditë me arbitrat shqiptarë, eshte një TURP dhe SKANDAL i MADH qe ndodhe ne kurriz te te afteve, qe mesa kam une informacion, ka te AFTE.

Atehere i baj thirrje atyre qe drejtojne arbitrat ne FSHF, qe mos te ndodhe KURRE ma kjo qe ka ndodhe, sepse heren tjeter do te kete emra, per te paaftet qe se meritojne dhe te aftet qe e meritojne…!!!