Katër vende të para për boksierët tanë, vendi I parë si ekip dhe kupa e boksierit më të mirë për Asmer Bilalin. Këto janë sukseset e kombëtares shqiptare të boksit në kupën “Adem Jashari” ku morën pjesë sportistë nga 10 vende të botës. Finalet e kësaj kupe janë ndjekur nga një numër I madh tifozësh në pallatin e sportit të Gjilanit. Në 9 ndeshjet finale, kanë konkurruar 5 boksierë të kombëtares sonë nga të cilat kanë fituar 4 prej tyre dhe ka humbur Emiliano Çekini. Fitues të vende të para kanë qenë Anxhelo Merkohasanaj në peshën 60 kilogramë, Kristian Shytani në peshën 64 kilogramë, Asmer Bilali në peshën 69 kilogramë dhe Alban Barmeta në peshën 75 kilogramë.

Me këto arritje, kombëtarja jonë zuri edhe vendin e para si ekip duke marrë një kupë të veçantë nga organizatorët. Po ashtu, boksieri shkodran Asmer Bilali është vlerësuar si më I miri I turneut. Në intervistat e tij, ai është shprehur I kënaqur për këtë sukses. Po ashtu edhe trajneri I kombëtares sonë Zef Gjoni ka vlerësuar arritjet e boksierëve tanë ndërkohë që presidenti I Federatës Gjergj Leqejza ka thënë se boksi shqiptar është në rrugë të mbarë.Në këtë mënyrë, pas suksesit të javës së kaluar në Shkup të Maqedonisë, vjen edhe ky I rradhës në Kosovë ndërkohë që boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj është renditur I treti në kampionatin Europian të 16 vjeçarëve dhe kësisoj duket se ky sport çdo ditë e më tepër po njeh arritje në arenën ndërkombëtare.
Gjergj KOLA