Volejbollistet shkodrane do jene protagonistë të ekipeve kombëtare në aktivitetet ndërkombëtare të beach volejt që do të zhvillohen në ditët e ardhshme. Kështu dyshja e Vllaznisë Ardit Taflaj dhe Nikolin Qafarena jane përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Volejbollit per te marre pjese ne kampionatin ballkanik te Beach-volejt . Dy shkodranet, pjese e ekipit te te rriturve te Vllaznise, do te nisen diten e merkure me 18 korrik drejte Maqedonise ku do ti bashkohet edhe dyshja perfaqesuese e femrave Tuci dhe Prenga . Kampionati zgjat 3 dite nga data 18 deri 21 korrik dhe zhvillohet ne Shkup . Si çdo vit pritet nje pjesmarrje e gjere e ekipeve ballkanike si Serbia Bullgaria , Mali i Zi etj . Ndërkohë dyshja tjetër e përbërë nga Bruno Miculi dhe Klaudio Qerraxhija do te jene 2 lojtaret qe do perfaqesojne ekipin kombetar Shqiptare te Beach-Volejt ne Ballkaniaden e 23 vjeçarëve. Per 2 shkodranet kjo eshte hera e pare qe marrin pjese ne nje disipline te tille ndonese jane rritur bashke dhe kane luajtur perkrah njeri-tjetrit qe me ekipet e moshave , paraterinjte, te rinjte dhe gjithashtu edhe me kombetaren e Volejbollit ne vitin 2010 . Bruno Miculi i sapo kthyer nga Italia , ku aktualisht studion dhe stervitet me nje ekip profesionist , i eshte bashkuar shokut te tij te skuadres dhe prej disa ditesh po zhvillojne seanca stervitore ne rere , ne plazhin e Velipojes . Ndersa per Klaudio Qerraxhine , aktuaisht lojtar i Vllaznise, kjo eshte hera e dyte brenda vitit qe thirret ne kombetare , pasi 1 muaj me pare u mbodh nga trajneri Tomorri per kombetaren e volejbollit ku beri nje paraqitje mjaft te mire. Kjo nuk eshte hera e pare qe shkodranet zgjidhen per volejbollin e plazhit , kujtojme disa nga emrat si Cuni , Marashaj , vellezerit Prela , apo edhe Taflaj e Qafarena . Ajo qe vlen te permendet kete vit eshte fakti se Federata Shqiptare e Volejbollit nuk ka marre persiper te mbuloje asnje shpenzim por ka qene pikerisht pronari i Hotel Colosseo Zoti VALTER FUSHAJ , nje biznesmen i sukseshem ne Shkoder , i cili ka sponsorizuar dyshen shkodrane .4 volejbollistë të Vllaznisë në kampionatet ballkanike të “beach volley”
Volejbollistet shkodrane do jene protagonistë të ekipeve kombëtare në aktivitetet ndërkombëtare të beach volejt që do të zhvillohen në ditët e ardhshme. Kështu dyshja e Vllaznisë Ardit Taflaj dhe Nikolin Qafarena jane përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Volejbollit per te marre pjese ne kampionatin ballkanik te Beach-volejt . Dy shkodranet, pjese e ekipit te te rriturve te Vllaznise, do te nisen diten e merkure me 18 korrik drejte Maqedonise ku do ti bashkohet edhe dyshja perfaqesuese e femrave Tuci dhe Prenga . Kampionati zgjat 3 dite nga data 18 deri 21 korrik dhe zhvillohet ne Shkup . Si çdo vit pritet nje pjesmarrje e gjere e ekipeve ballkanike si Serbia Bullgaria , Mali i Zi etj . Ndërkohë dyshja tjetër e përbërë nga Bruno Miculi dhe Klaudio Qerraxhija do te jene 2 lojtaret qe do perfaqesojne ekipin kombetar Shqiptare te Beach-Volejt ne Ballkaniaden e 23 vjeçarëve. Per 2 shkodranet kjo eshte hera e pare qe marrin pjese ne nje disipline te tille ndonese jane rritur bashke dhe kane luajtur perkrah njeri-tjetrit qe me ekipet e moshave , paraterinjte, te rinjte dhe gjithashtu edhe me kombetaren e Volejbollit ne vitin 2010 . Bruno Miculi i sapo kthyer nga Italia , ku aktualisht studion dhe stervitet me nje ekip profesionist , i eshte bashkuar shokut te tij te skuadres dhe prej disa ditesh po zhvillojne seanca stervitore ne rere , ne plazhin e Velipojes . Ndersa per Klaudio Qerraxhine , aktuaisht lojtar i Vllaznise, kjo eshte hera e dyte brenda vitit qe thirret ne kombetare , pasi 1 muaj me pare u mbodh nga trajneri Tomorri per kombetaren e volejbollit ku beri nje paraqitje mjaft te mire. Kjo nuk eshte hera e pare qe shkodranet zgjidhen per volejbollin e plazhit , kujtojme disa nga emrat si Cuni , Marashaj , vellezerit Prela , apo edhe Taflaj e Qafarena . Ajo qe vlen te permendet kete vit eshte fakti se Federata Shqiptare e Volejbollit nuk ka marre persiper te mbuloje asnje shpenzim por ka qene pikerisht pronari i Hotel Colosseo Zoti VALTER FUSHAJ , nje biznesmen i sukseshem ne Shkoder , i cili ka sponsorizuar dyshen shkodrane .

