Franck Kessie largohet me titullin kampion nga Milani. Kuqezinjtë e kishin blerë tek Atalanta për 32 milionë euro dhe me përfundimin e kontratës ai ka zgjedhur të kalojë te Barcelona.

Pas pesë vitesh Kessie do të provojë një eksperiencë të re, por nga Milani nuk mund të largohet pa u përshëndetur me të gjithë.

“Pas 5 viteve nuk mund të shpresoja të mbyllja në mënyrë më të mirë këtë eksperiencë. Një emocion unik, jemi kampionë të Italisë!

Jam krenar që kam veshur këtë fanellë të lavdishme dhe që kam ndarë këtë rrugëtim me shokë fantastikë! Faleminderit për gjithçka! Faleminderit të gjithëve! ‘Presidenti’ juaj!”, shkruan Kessie.