Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin ka folur në prag të finales së Championsit, ku trofeu do të diskutohet me Realit të Madridit dhe Liverpulit.

Numri një i UEFA-s është ndalur të një futbollist në veçanti, duke i thurur elozhe sulmuesit të “Los Blancos”, Karim Benzema. Çeferin u shpreh se Benzema është një sulmuesi i jashtëzakonshëm dhe bota po e kupton sa i nënvlerësuar ka qenë ai deri më tani.

“Është ndoshta sulmuesi më i mirë i botës, por dhe lojtari më i nënvlerësuar i historisë.

Ka qenë gjithmonë në hijen e të tjerëve, tani e kuptojmë që është i jashtëzakonshëm.

Edhe atëherë kur mendon se nuk mund të shënoj ai të surprizon.”, u shpreh Çeferin.