Elseid Hysaj është gjobitur me 40 mijë euro, ndërkohë që duhet të paguajë edhe 3500 euro për tarifat e gjyqit që Napoli kishte hapur me shkodranin.

Klubi italiani kishte ngritur një padi për Hysajn për shkak se ai nuk pranoi të grumbullohej me skuadrën pas humbjes kundër Salzburg në nëntor të vitit 2019.

Presidenti Aurelio De Laurentiis urdhëroi që e gjithë skuadra të grumbullohej në një hotel, por Hysaj dhe lojtarë të tjerë e refuzuan diçka të tillë.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe të tjerët kanë qenë të detyruar t’ bindeshin urdhrit të klubit, që konsiderohet legjitim dhe duhet zbatuar. / oversport/