Vllaznia u mposht në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League përballë Linfield. Shkodranët u mposhtën me rezultatin 3-1 në transfertë, duke komplikuar kështu gjithçka për kualifikimin. Pavarësisht se ende është ndeshja për tu luajtur në Shkodër, ku do përcaktohet gjithçka pas 1 jave.

Loja nuk u ngrit thuajse në asnjë moment në nivelin e duhur nga ana e të besuarve të Memellit. Pavarësisht se ndoshta gjërat mund të ishin ndryshe nëse Balaj do shënonte në çastin kur shifrat ishin 0-0. Në skuadër po ashtu pati 5 debutime nga lojtarët e ardhur në merkaton e kësaj vere.

Kështu mbrojtësit Stojanovic, Cheshmjedev dhe Dragoshi e nisën si titullar. Ku ndoshta vetëm Cheshmjedev mund të justifikohet deri diku me performancën që zhvilloi ndërsa për dy mbrojtësit e tjerë kishte shumë gabime. Nga stoli po ashtu patën debutimin e tyre me Vllazninë edhe Dodev dhe Sala, por asnjëri prej tyre nuk la gjurmë.

Nga të afruarit nuk u aktivizua Gruda që vuajti një gjendje jo të mirë shëndetësore. E po ashtu në fushë nuk u preferuan as portieri Mehidri dhe as sulmuesi Hajdari. Tashmë duhet pritur nëse Migen Memelli do i besojë të njëjtëve futbollistë edhe në ndeshjen e kthimit apo do kemi ndryshime nga ana e ish-sulmuesit. Qoftë edhe në emra apo edhe në rreshtimin e skuadrës.
Endri ÇINARI