Bledar Devolli do të rikthehet të trajnojë në futbollin shqiptar. Newsport.al mëson ekskluzivisht se trajneri i njohur shqiptar do të ulet në stolin e Luzi 2008. Pankina e kavajasve mbeti mbosh pas largimit të Gerson Stojkut dhe presidenti Lusha nuk ka humbur kohë teksa gjen menjëherë zëvëndësuesin.

Bledar Devolli do të marrë përsipër frenat e ekipit dhe do të vijojë fazën përgatitore të skuadrës për të përgatitur lojtarët për sezonin e ri futbollistik. Luzi synon të bëhet pjesë e zonës Play-Off të Kategorisë së Parë teksa në atë të vjetshmin, nuk ia dolën për vetëm 1 pikë.

Devolli, sezonin e fundit e nisi te Turbina në Kategorinë e Parë shqiptare, për të shkuar më pas te Drenica në Kosovë. Në CV-në e tij ka trajnuar edhe Dinamon, Kastriotin, Bylisin, Tomorin, Kamzën e Luftëtarin.

Tashme me skuadren e re do te tentoje te beje mire per te kenaqur drejtuesit e saj dhe per te arritur objektivat qe ato i kane vene skuadres per sezonin e ri futbollistik.