Fillimi i muajit prill sjell serish ne vemendje nje aktivitet te rendesishem nderkombetar qe zhvillohet ne Roveretto te Italise dhe ku prej vitesh marrin pjese ne te edhe sportiste te shumte nga Shqiperia.
Keshtu do te ndodhe edhe kete here teksa per te 12-tin vit rradhazi ekipet e “Atletik Klub Shkodra” do te marrin pjese ne edicionin e 34-te te ketij turneu nderkombetar ku bashke me to sivjet do te marrin pjese edhe ekipe te shumta nga Italia, Gjermania, Çekia, Hollanda, Austria, Serbia, Kuvajti, Singapori etj.
“Atletik Klub Shkodra” sivjet do te marre pjese me plot 5 ekipe, duke filluar nga ai i grupmoshes U9 dhe per te vazhduar me ato te grupmoshave U11, U13, U15 dhe njekohesisht edhe me ekipin e femrave te rritura. Ato do te nisen drejt Italise me date 5 prill.
Drejtori teknik i kesaj Akademia Elis Legata ka bere te ditur se bashke me futbollistët e futbollistet, pjese e delegacionit do te jete edhe nje staf prej 15 vetesh te cilet bashke edhe me 15 vajzat, do te kujdesen per femijet ne çdo momente.
“Duhet te falenderojme presidentin Elton Bungaja si edhe vellain e tij Aldi Bungajen, qe na ndihmojne gjithmone me femijet ne veshtirsi si edhe me ekipin e femrave qe te marrin pjese edhe ato ne keto aktivitete. Ndersa ne Itali kemi miqte tone Luan Guri dhe Fation Mullici te cilet na gjenden shume afer me çdo gja qe kemi nevoje”- eshte shprehur Legata./SHKODRA-SPORT.COM/