Në sezonin që lamë pas provoi të punonte si zëvendëstrajner i Basanias, ngaqë karrierës së tij si futbollist po i vinte fundi dhe tashmë duket se e ka marrë shumë seriozisht profesionin e trajnerit. E kemi fjalën për Taulant Nikshiqin, ish- futbollistin e njohur të disa skuadrave përfshi këtu edhe Vllazninë.
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se ai tashmë ka vendosur të jetë trajner i parë dhe do ta nisë me moshat. Pikërisht me ekipin U17 të Shoqatës “Bashkimi”. Lajmi bëhet i ditur nga drejtuesi i kësaj shoqate Ervin Alushi.
Në sezonin e ri do të jetë për herë të parë pjesmarrja me këtë grupmoshë në kampionatet e Zonës së Shkodrës dhe tashmë edhe KF Bashkimi do të paraqitet me ekipin e tij.
Rregjistrimet ndërkohë kanë filluar dhe mësohet se stërvitjet e këtij ekipi do të zhvillohen në fushën sportive “Mani”, pikërisht në Dobraç.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


