Newcastle-Tootenham, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Premier League është një ndeshje që vlen për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League duke parë se dy ekipet janë në garë për të zënë një vend mes katër të parëve.

Një sfidë që po fitohet bindshëm nga bardhezinjtë, të cilët kanë arritur të shënojnë plot pesë gola në harkun e 21 minutave ta para të pjesës së parë.

Ka nisur menjëherë keq sfida për Spurs, me miqtë që kanë kaluar në disavantazh pas vetëm dy minuta lojë pas golit të shënuar nga Murphy.

“Festivali i golit” ka vazhduar në minutën e 6-të me golin e realizuar nga Joelinton dhe më pas ka qenë përsëri Murphy që ka trefishuar avantazhin e vendasve në minutën e 9-të.

Në minutën e 19-të dhe të 21-të ka qenë Isak ai që ka katërfishuar dhe pesëfishuar avantazhin me një dygolësh të shpejtë që ka fundosur ekipin londinez.

Newcastle është bërë kështu skuadra e dytë më e shpejtë që siguron një avantazh 5-0 në një ndeshje të Premier League, pas Manchester City-t kundër Watford-it në 2019-ën (18 minuta).