Tirana do të luajë të hënën kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi duhet të bëjnë mirë llogaritë në transfertën rrogozhinase.
Plot 5 lojtarë rrezikojnë përballjen pasardhëse me Vllazninë. Bëhet fjalë për Bekajn, Isenin, Hilën, Aleksin dhe Najdovskin. Të gjithë futbollistët kanë plotësuar numrin 3 të kartonëve të verdhë.
Nëse ndëshkohen me Egnatian, atëherë do të humbin klasiken e Shqipërisë me shkodranët. Tirana aktualisht gjendet në vendin e parë të Superiores me 34 pikë, 3 më shumë se Partizani ndjekës.
Ndeshja me Egnatian është programuar të zhvillohet të hënën në orën 13:00, në stadiumin e rrogozhinasve./newsport/