Ajo quhet Sydney Leroux, një ndër futbollistet me te talentura të Shteteve të Bashkuara, e cila ka nisur përgatitjet e sezonit të ri me skuadrën e saj edhe pse është 5 muajshe e gjysmë shtatzënë.

Sulmuesja e Orlando Pride, skuadër e elitës së futbollit amerikan ka mahnitur mbarë opinionin publik me vendimin e saj.

“Evitoj kontaktet fizike dhe punoj vetëm me topin. Kush e di më mirë se unë se çmund të bëj me trupin tim. Nuk e mendoja kurrë por ja ku jam”, janë fjalët e 28-vjeçares, një ndër futbollistet më të mira të globit.